Добродојдовте

Mirëserdhët në faqen e Agjencisë për Rregullimin e Sektorit Hekurudhor

Të nderuar, Mirëserdhët në faqen e Agjencisë për Rregullimin e Sektorit Hekurudhor Internet faqja është krijuar me qëllim T’ju njoftojë me organizimin, rolin dhe mënyrën e funksionimit të Agjencisë për Rregullimin e Sektorit Hekurudhor. Transporti hekurudhor është segment i rëndësishëm logjistik në ekonominë dhe zhvillimin e shoqërisë. Me liberalizimin e komunikacionit hekurudhor në Republikën e Maqedonisë së Veriut, mbështetet edhe globalizimi i shoqërisë. Agjencia ka për detyrë të promovojë këtë sistem të transportit, i cili është sistem komunikacioni ekonomikisht më i volitshëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut, si vend kontinental, si për transportin e mallrave po ashtu edhe të pasagjerëve, ndërsa njëkohësisht është edhe me orientim miqësor ndaj mjedisit. Agjencia për Rregullimin e Sistemit Hekurudhor, ka rol të rëndësishëm në liberalizimin e sektorit hekurudhor në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa me këtë edhe në vendosjen e konkurrencës ndërmjet kompanive transportuese në tregun e shërbimeve hekurudhore. Agjencia siguron raport jo diskriminues të menaxhuesit të infrastrukturës ndaj të gjitha kompanive transportuese. Shpresoj se në ueb faqen tonë do të gjeni informacione të nevojshme dhe të dobishme nga fusha e hekurudhave të cilat do T’ju mundësojnë të realizoni kërkesat Tuaja. Me respekt, Drejtor Bore Erkeçov

Historiku i Agjencisë

Agjencia për Rregullimin e Tregut të Shërbimeve Hekurudhore, është themeluar në pajtim me neni 4 paragrafi 1 të Ligjit për Agjencinë për Rregullimin e Tregut të Shërbimeve Hekurudhore ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 7/2008) dhe për punën e vet përgjigjet para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. U themelua si subjekt juridik i pavarur dhe jo fitimprurës, me autorizime publike të përcaktuara me ligj. Organe të Agjencisë janë Bordi drejtues dhe drejtori. Kompetencat e tyre janë përcaktuar me Ligjin për Agjencinë për Rregullimin e Tregut të Shërbimeve Hekurudhore dhe Statutin e Agjencisë. Agjencia filloi me punë në vitin 2009. Për momentin, Agjencia ka 3 të punësuar. Veprimtaria themelore e Agjencisë në pajtim me Ligjin për Agjencinë për Rregullimin e Tregut të Shërbimeve Hekurudhore është: - Sigurimi i këqyrjes dhe paanshmërisë në kryerjen e veprimtarisë në transportin hekurudhor, të cilat kryhen si shërbime të transportit publik, - Punë transparente dhe jo diskriminuese e menaxhuesit te infrastrukturës dhe transportuesit hekurudhor, - Kontroll e cilësisë së shërbimeve të infrastrukturës dhe kompanive transportuese