Historiku

Hekurudhat në Maqedoni

istorija1871г

Историја

Hekurudhat në Maqedoni – segment i rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë në Maqedoni, por edhe me rëndësi politike. Linja e parë hekurudhore në Maqedoni është Selanik – Veles – Shkup, për Beograd. Ka filluar të ndërtohet me kapital të huaj në vitin 1871, ndërsa në Shkup është përfunduar në vitin 1873. Në vitin 1888 është lidhur me hekurudhën serbe në kalimin kufitar Zabevçe në Vranjë. Linja hekurudhore Shkup – Mitrovicë u përfundua në vitin 1878, ndërsa Selanik – Edesë - Follorinë - Manastir në vitin 1894. Gjatë Luftës së Parë Botërore, për nevojat e armatave të veta, autoritetet gjermane dhe bullgare e kanë ndërtuar linjën ë ngushtë (60 cm) Gradsko – Prilep – Manastir (nëpër Pletvar) dhe Shkup – Gostivar – Kërçovë – Ohër – Strugë. Në vitin 1925 – 1926 është ndërtuar linja Veles – Koçan, ndërsa në vitin 1931 Veles – Prilep – Manastir. Në vitin 1945, përpos rindërtimit, është ndërtuar edhe varianti i ri i linjës hekurudhore Klisura – Miravci, në vitin 1951 – 1956, linja hekurudhore Shkup – Tetovë – Gostivar- Kërçovë, si dhe Zajaz - Tajmishte (1966). Iniciativa për lidhje hekurudhore të Maqedonisë me Bullgarinë ka pasur nga autoritetet turke (1912), bullgare ((1943) dhe autoritetet maqedonase (1946). Në vitin 1992 me Vendim të Qeverisë së RM-së, ka filluar ndërtimi i linjës hekurudhore Shkup - Sofje, e cila ndër të tjerat, nuk është përfunduar. Literatura: Grup autorë: Historiku u hekurudhave në Maqedoni 1873 – 1973, Shkup 1973.