Мисија
Misioni i Agjencisë
Agjencia për Rregullimin e Tregut të Shërbimeve Hekurudhore, është themeluar në pajtim me neni 4 paragrafi 1 të Ligjit për Agjencinë për Rregullimin e Tregut të Shërbimeve Hekurudhore ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 7/2008) dhe për punën e vet përgjigjet para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. U themelua si subjekt juridik i pavarur dhe jo fitimprurës, me autorizime publike të përcaktuara me ligj.
Organe të Agjencisë janë Bordi drejtues dhe drejtori. Kompetencat e tyre janë përcaktuar me Ligjin për Agjencinë për Rregullimin e Tregut të Shërbimeve Hekurudhore dhe Statutin e Agjencisë.
Agjencia filloi me punë në vitin 2009. Për momentin, Agjencia ka 3 të punësuar.
Veprimtaria themelore e Agjencisë në pajtim me Ligjin për Agjencinë për Rregullimin e Tregut të Shërbimeve Hekurudhore është: - Sigurimi i këqyrjes dhe paanshmërisë në kryerjen e veprimtarisë në transportin hekurudhor, të cilat kryhen si shërbime të transportit publik, - Punë transparente dhe jo diskriminuese e menaxhuesit te infrastrukturës dhe transportuesit hekurudhor, - Kontroll e cilësisë së shërbimeve të infrastrukturës dhe kompanive transportuese